Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë po vazhdon ende. Mbrojtja e ish presidentit, Hashim Thaçi, thirri në sallë, Paul Williams, juristin amerikan që ka shërbyer si këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.
Avokatët theksuan se ai do të sqarojë rolin e Thaçit në UÇK dhe se ai nuk kishte kompetenca për të marrë vendime apo firmosur dokumente, shkruan A2 CNN. Williams konfirmoi se delegacioni i Kosovës i kishte dhënë mbështetje krijimit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë dhe se Thaçi e dinte që kjo mund të përfshinte edhe hetime të mundshme ndaj anëtarëve të UÇK-së.
Dëshmitari shtoi se Masakra e Reçakut ishte arsyeja pse delegacioni i Kosovës kërkoi që Tribunali të kishte qasje edhe në Kosovë. (A2 Televizion)