Zbulohet arsenal ushtarak në Mitrovicën e Veriut

Nga Ideal Gola
18 Shtator 2025, 12:29 | Kronikë

Zbulohet arsenal ushtarak në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet në Kosovë kanë zbuluar një arsenal të vërtet ushtarak në Mitrovicën e Veriut këtë të enjte, raporton A2 CNN. Bëhet fjalë për uniforma ushtarake, jelek antiplumb, karikatorë të armës së gjatë AK-47 me municion si dhe mjete tjera ushtarake.

Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.

“Më datën 18.09.2025  rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveçan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumb, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:

1 Uniformë ushtarake kamufluese,

5 karikatorë me 132 fishekë të armës AK-47,

5 mbajtëse karikatorësh në gjoks,

4 palë pantallona ushtarake,

4 xhaketa ushtarake,

3 mbajtëse të radiolidhjeve,

1 antiplumb, 

2 rripa brezi ushtarak

1 jelek taktik,

1 çantë taktike

1 helmetë e gjelbër

1 kapelë, dhe

1 dritë rrotulluese”.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos