Arratiset 34-vjeçari serb nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 20:25 | Kronikë

Arratiset 34-vjeçari serb nga Qendra e paraburgimit në

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arratisur nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Në një postim në Facebook, policia njofton se ka marrë masat duke ngritur pika kontrolli në të gjithë veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit edhe me njësi të specializuara.

“Sot me 07.08.2025 rreth orës 15:45 jemi njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit ne Mitrovice Veri një person është arratisur. Policia menjëherë ka marrë masat duke ngritur pika statike te kontrollit ne tere veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit”, njofton policia.

Krah njoftimit policia ka bërë përshkrimin e të arratisurit. Bëhet shtetasin serb Dorde Radomiroviç, 34-vjeç të lindur në Novi Sad.

Arratiset 34-vjeçari serb nga Qendra e paraburgimit në

Policia thekson se vijon të jetë ende në kërkim të personit të arratisur, teksa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i bën thirrje të njoftojnë në numrin e saj ose stacionin më të afërt në rast se hasin të arratisurin.

“Në këtë kohe ne ende jemi ne kërkim te personit ne fjale ndërsa kemi angazhuar edhe njësi te specializuara  ( njësia Policore me qen- K9 ).

“Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim derisa jemi në operacion dhe po ashtu në rast se hasin ne këtë person të thërrasin në numrin 192 ose te lajmërojnë ne stacionin me te afërt.

Detajet e personit dhe vepra për te cilën kërkohet janë te paraqitura në dokumentin e bashkangjitur”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos