Operacion kundër drogës në Kosovë, kapen 6 persona, sekuestrohet kokainë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 07:28 | Kronikë

Operacion kundër drogës në Kosovë, kapen 6 persona,

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjashtë persona pas hetimeve nën dyshimet se të njëjtit janë marrë me shitblerje të narkotikëve.

Arrestimi ka ndodhur si pjesë e operacionit policor “Lugu” rreth orës 12:00, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore dhe me urdhëresë të Gjykatës në Prishtinë.

Me këtë rast janë kryer kontrolle në tetë lokacione shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse, ku me urdhër të prokurorit është mbyllur edhe një lokal.

Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 si dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 300 gramë kokainë në vlerë rreth 18 mijë euro, 13.294 euro, dy DVR dhe pesë vetura me targa vendore si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos