Hakmarrja serbe, gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin

Nga Erjon Dervishi
25 Korrik 2025, 21:10 | Kronikë

Hakmarrja serbe, gjykata cakton 30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin

Lulzim Halili, shqiptari i arrestuar në Serbi është dënuar nga Gjykata e Lartë në Beograd me 30 ditë paraburgim.

Në përgjigjen e kësaj gjykate thuhet se Halili dyshohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”, shkruan A2.

Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe rreth 100 kilometra larg nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.

Ministria pati njoftuar se sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos