Vdekja e të riut në Lipjan, Gjykata vendos rikthimin e 5 policëve në paraburgim

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 20:07 | Kronikë


Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi që të kthejë në paraburgim pesë zyrtarët policorë të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Rasti ishte në rigjykim nga 21 korriku, me kërkesë të mbrojtësve të tyre. Në aktvendimin e fundit të Gjykatës Themelore thuhet se të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe se ajo do të llogaritet prej datës së ndalimit të tyre, më 7 korrik 2025, deri më 6 gusht 2025.

Aty, po ashtu, thuhet se “pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe pas vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre”, ka “arsye të mjaftueshme që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit”.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të 7 korrikut, pasi është arrestuar nga policia në Lipjan. Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos