Sveçla: Gjetëm armatime të rënda në pronën e Arsenijeviq

Nga Tomorr Avdia
22 Qershor 2025, 17:31 | Kronikë

Sveçla: Gjetëm armatime të rënda në pronën e

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar për një aksion të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), dhe prokurorinë, siç thotë ai të monitoruar nga KFOR e EULEX, që rezultuan me një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit.

Aty, siç tregon Sveçla, janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sveçla thotë se ky armatim do ishte i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Ai thotë se objekti është pronë e politikanit Aleksandar Arsenijeviq, shkruan A2 CNN.

Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe prokurorinë me monitorim nga KFOR dhe Eulex, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme. Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic”.

“Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.

Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”, ka shkruar ai Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos