Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtunën për mediat lokale në Kosovë se një person ka vdekur në fshatin Llapashticë të Podujevës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Zyrtarë policorë kanë thënë se vdekja e viktimës mashkull është konstatuar në vendngjarje.
Policia nuk ka dhënë më shumë hollësi për rastin që ka ndodhur në pasditen e së shtunës, ndërsa prokurori i shtetit tashmë ka nisur hetime për rastin.
Në muajin gusht, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar pesë vrasje – në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.
Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë bërë thirrje disa herë që shteti të bëjë më shumë sa i përket konfiskimit të armëve ilegale, pasi argumentojnë se ato mund të gjenden lehtë në tregun e zi. Ata, po ashtu, kërkojnë rritjen e operacioneve policore, për të ulur numrin e incidenteve të armatosura. REL (A2 Televizion)