Shpërthim në Mitrovicë, sulmohet një biznes

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 10:14 | Kronikë

Shpërthim në Mitrovicë, sulmohet një biznes

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar panik te banorët në zonën e Mitrovicës mbrëmjen e së enjtes.

Sipas të dhënave të policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në hyrje të një lokali dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes pranë lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos