Operacion i gjerë në Vushtrri, Policia e Kosovës arreston 4 persona

Nga A2 CNN
21 Shtator 2025, 12:00 | Kronikë

Operacion i gjerë në Vushtrri, Policia e Kosovës arreston 4

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në tri lokacione në Vushtrri të shtunën në mëngjes, njoftuan autoritetet.

Në një komunikatë të përbashkët për media, Policia dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, thanë se kanë bastisur shtëpitë e katër personave të dyshuar, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një në qytetin e Vushtrrisë.

Tre nga të arrestuarit dyshohen për kryerjen e veprës penale detyrim, sipas komunikatës.

Detyrimi është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ndërsa, i arrestuari tjetër – i cili ndodhej në arrati – dyshohet për veprat penale, lëndimi i lehtë trupor dhe arratisje nga burgu.

Që të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftim, shkruan REL.

Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi, duke thënë se operacioni është duke vazhduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos