Policia e Kosovë super operacion në veri, bastis “komunat” ilegale serbe

Nga Tomorr Avdia
30 Gusht 2024, 18:18 | Kronikë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar një aksion në katër komunat veriore të Vendit.

Sipas njoftimit, qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, shkruan A2 CNN.

Ky operacion është nisur me kërkesë të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Policia e Kosovës,  bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, është duke zhvilluar një operacion policor në katër komuna në veri të Kosovës. Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.  Operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit”,  thekson policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos