Rreziku nga rrjeti “Pravda”, si Rusia shënjestron shqipfolësit me propagandë ruso-serbe

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 20:12 | Kronikë

Rrjeti propagandistik rus “Pravda” ka intensifikuar fushatën e dezinformimit në rajon përmes përmbajtjes në gjuhën shqipe, duke mohuar shtetësinë e Kosovës dhe duke e krahasuar me Krimenë.

Këto gjetje u prezantuan në raportin “Sfidat e çrregullimit informativ në Kosovë”. Domeni në gjuhën shqipe i “Pravda” është aktiv që nga marsi 2024, dhe deri në prill 2025 janë publikuar rreth 3 mijë artikuj që synojnë audiencën shqipfolëse, shpesh me përmbajtje nxitëse dhe anti-perëndimore, konfirmojnë ekspertët.

Fetoshi liston për A2CNN dhe dy qëllimet kryesore të kësaj fushate malinje të dirigjuar nga Rusia dhe zbatuar nga Serbia:

Ndërsa Hulumtuesi i Hibrid.info, Festim Rizanaj, thotë për A2CNN se “Pravda” është pjesë e një operacioni të koordinuar online nga Kremlini.

Eksperti sqaron se kjo platformë që kritikon vazhdimisht perëndimin dhe NATO-n, nuk ia ka arritur qëllimit.

Ballkani dhe Kosova janë në shënjestër kryesore të “Pravda”. Qëllimi i publikimi të 3 mijë artikujve, pro rusë dhe pro serbë, është pranimi i bashkëpunimit Moskë-Beograd si dhe glorifikimi liderëve si Vuçiç apo Dodik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos