Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 11:58 | Kronikë

Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e shqetëson fakti që ish-krerët e UÇK-së janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim, pasi siç tha ai janë dorëzuar vullnetarisht.

“Më shqetëson fakti që [ish-kreret e UCK-së] janë mbsjtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai më tej ka thënë se: “Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”. Kosovapress. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos