Shkrep armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt ndaj Serbisë, arrestohet tifozi i Kombëtares në Prishtinë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 22:05 | Kronikë

Shkrep armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt ndaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë.

Gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi, bën të ditur se arrestimi i tij erdhi pasi nuk u përmbajt gjatë festimeve pas golit që Rei Manaj i shënoi Serbisë, duke shkrepur armën e zjarrit.

A2 CNN ka siguruar edhe pamje të gëzhojave në vendin e ngjarjes. Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që luhet ditën e sotme në Leskovac.

Shkrep armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt ndaj
Pamje të gëzhojave në vendngjarje
Pamje të gëzhojave në vendngjarje

Deri më tani rezultati i ndeshjes është 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, me një super-gol të shënuar nga Rei Manaj.

Kujtojmë se super-sfida e sotme mes dy kombëtareve është e vlefshme për eleminatoret e botërorit 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos