Të shtëna me armë në një lokal nate në Suharekë, plagoset një vajzë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 22:19 | Kronikë

Të shtëna me armë në një lokal nate në

Një tjetër incident i rëndë është regjistruar në një lokal nate në Kosovë, këtë herë në zonën e Suharekës.

Sipas policisë së Kosovës, persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri automatiku nga parkingu në drejtim të lokalit të natës, duke lënë të plagosur një vajzë, teksa 6 persona që ndodheshin brenda janë lënduar nga xhamat e thyer.

“Me datë 30.08.2024 , rreth orës 02:05, pas një zënke një person i shoqëruar edhe nga dy shok, nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit. Si pasojë një femër është plagos në këmbë nga plumbi dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat”, njofton Policia e Kosovës.

Më tej, siç raporton A2 CNN të dyshuarit e kësaj ngjarje janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje.

Një incident i ngjashëm, por pa armë, u regjistrua disa javë më parë në një lokal nate në Pejë, ku disa muzikantë të njohur u përfshinë në një përleshje me një personazh të TikTokut, duke e lënë atë të lënduar rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos