Tragjedia në Gjakovë, A2 CNN siguron videon nga shembja e banesës

Nga Ideal Gola
2 Shkurt 2025, 12:03 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar një video nga tragjedia në Gjakovë, ku si pasojë e shembjes së një ndërtese humbën jetën 3 adoleshentë. Në videon e siguruar nga A2 CNN, në cepin e krahut të djathtë të saj shihen rreth orës 16:02, të tre adoleshentët duke luajtur pranë objektit dhe pak minuta më pas objekti shembet.

Tre adoleshentët e moshës 13 dhe 15 vjeçare; Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së shtëpisë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Shtëpia ishte e pabanuar.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,” njoftoi më herët policia e Gjakovës.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve.

“Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi që të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjujt!”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos