Arrestohen 3 persona për lëndë narkotike në dy raste të ndara

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 09:12 | Kronikë

Arrestohen 3 persona për lëndë narkotike në dy raste të

Policia e Kosovës njofton se në Obiliq janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 342.8 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 1.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese najloni që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe katër fishekë.

“Obiliq  18.07.2025 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 342.8 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 1.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese najloni që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe katër fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rasti tjetër sipas policisë ka ndodhur në Prishtinë, ku është arrestuar i dyshuari për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 103 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë dhe 2 mullinj për bluarjen e substancave narkotike.

“Prishtinë 18.07.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 103 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë dhe 2 mullinj për bluarjen e substancave narkotike. Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe katër telefona celularë”, thuhet në raport.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Kosovapress/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos