Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan.
Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra qëlluan mbi ta pas një takimi që përfundoi tragjikisht në një nga lokalet pranë Teatrit të Gjilanit.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, një që po trajtohet nga Prishtinë ndërsa një tjetër në Gjilan.
E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të fajdesë, pasi njëri nga viktimat e rastit e kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën dy javë më parë për këtë vepër penale.
Prokuroria në Gjilan nuk ka konfirmuar nëse e kishte intervistuar Shkodrën dhe për arsyet që ishte lënë i lirë.
Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, shtetasi Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë. Mirëpo në të kaluarën ai është shpallur fajtor për tri raste të ndryshme. Në vitin 2011 ai është dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në vitin 2014 për vjedhje të shërbimeve komunale ndërsa në vitin 2018 për armëmbajtje pa leje.
Mefail dhe Edonis Shkodra ishin arrestuar me shumë bujë vitin e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale pikërisht për fajde, por qëndruan në paraburgim nga data 21 qershor e deri më 8 tetor të vitit 2024.
Ata u liruan nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasi paraprakisht Prokuroria Speciale kërkoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë.
Ata lanë si garanci një parcelë në të cilën janë ndërtuar dy objekte që mbulonin vlerën e dorëzanisë.
Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmon se ende nuk ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Speciale lidhur me këtë çështje ndaj Mefail e Edonis Shkodrës.
Në anën tjetër, qytetarët në Gjilan janë shprehur të shqetësuar me ngjarjen.
Pranë objektit të Gjykatës së Gjilanit ka pasur mbishkrime të ndryshme që i bënin fajtor për lënien të lirë të personave me të kaluar kriminale.
Familja Hasani kishin në pronësi një argjendari në Gjilan. Ndërsa të hënën të gjithë argjendaritë në qytetin e Gjilanit ishin të mbyllura pas vrasjes së kolegëve të tyre. (A2 Televizion)
Vrasja e trefishtë në Gjilan, ngjarja dyshohet për fajde, Shkodra dorëzani 70 mijë euro

All - Paragraf - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
TE FUNDIT
All - General - 2
All - General - 3
MË TË VIZITUARAT
All - General - 4
All - General - 5
Live Updates
All - General - 6
All - General - 7