Igor Popoviç, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka pranuar fajësinë për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, pas një marrëveshjeje të arritur paraprakisht me Prokurorinë, shkruan A2 CNN.
Sipas propozimit të Prokurorisë, Popoviç pritet të dënohet me 6 muaj burg, por ky dënim të zëvendësohet me një gjobë prej 3 mijë eurosh dhe dëbim nga territori i Republikës së Kosovës për një periudhë prej 2 vitesh.
Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të jepet sot në orën 14:00. (A2 Televizion)