Një person është arrestuar në Prishtinë pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë.
I dyshuari fillimisht nuk i kishte respektuar urdhërat e policëve teksa më pas i ka sulmuar ata, transmeton KosovaPress.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Prishtinë 07.08.2025 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. (A2 Televizion)