Kurti takon Bakojanis: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, proces historik për vendin. E meritojmë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 19:57 | Kosova

Kurti takon Bakojanis: Anëtarësimi i Kosovës në

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në një takim raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë së Kosovës shkruan se takimi u mbajt tre muaj e gjysmë pas takimit të tyre në Kretë të Greqisë dhe 14 vjet pas vizitës së saj të fundit në Kosovë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është cak dhe proces historik për vendin tonë. Jemi të bindur që jemi në rrugën e duhur përveçse besojmë që e meritojmë të bëhemi shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare të kontinentit”, ka shkruar Kurti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos