Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK, Lista Serbe largohet nga salla

Nga Ideal Gola
12 Shkurt 2026, 20:19 | Kosova

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën në mbështetje të

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK, raporton A2CNN. Ishin 90 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim. Vota kundër ishte e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Lidhja Demokratike nuk mori pjesë në votim pasi kërkesa e saj për të shtuar një pikë tjetër në rezolutë u kundërshtua nga propozuesi, në këtë rast nga PDK. Lista Serbë u largua salla.

Rezoluta kërkon që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të kthejnë procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe Drejtat e Njeriut.

Rezoluta kërkon gjithashtu që Ombudspersoni ose Avokati i Popullit, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të luajë rolin e vet për të adresuar shkeljet gjatë procesit gjyqësor. Po ashtu, kërkohet që vendet financuese të Gjykatës Speciale të sigurojnë që financimi të jetë për një organ që zbaton standardet evropiane për gjykim të drejtë dhe të kërkojnë përgjegjësi për ruajtjen e pavarësisë dhe drejtësisë së procesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos