Kuvendi i Kosovës voton për formimin e qeverisë Kurti 3

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 22:33 | Kosova

Kuvendi i Kosovës voton për formimin e qeverisë Kurti 3

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e qeverisë Kurti 3, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim, raporton A2CNN.

Më herët Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit të ri ku gjithsej do të jenë 19 ministri, 4 më shumë se në mandatin e kaluar.  

Ish-kreu i Kuvendit Glauk Konjufca do të jetë zv.kryeministër i parë dhe ministër i Jashtëm dhe Diasporës. Kurti ka premtuar se në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së tij do të investojnë 1 miliard euro në mbrojtje.

 “Në katër vitet e ardhshme do të forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishojmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, ka premtuar Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos