
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton A2CNN.
Njoftimin e ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të jetë ne garë për pozitën e kryetarit në zgjedhjet e brendshme.
Kandidatura e vetme e paraqitur deri më tani për kryetar të AAK është ajo e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.
“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. I kam treguar edhe disa arsye, ua shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besim që kam në kuadrin e Aleancës”, tha ai në një deklaratë per mediat pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës. (A2 Televizion)