Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti përmend në fjalim ish-krerët e UÇK-së

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 21:29 | Kosova

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re,

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca ku pritet të votohet formimi i qeverisë së re, raporton A2CNN. 

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Albin Kurti tha se seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo konstituive e Kuvendit janë mbajtur në orët e vona për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. 

Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës që unë drejtoj mbetet i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe njohur ndërkombëtarësht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm”, ka thënë Kurti.

Më herët Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re. Po sot, Kuvendi u konstitua në një seancë ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryeparlamentare, ndërkohë që u zgjodhën edhe 5 nënkryetarë, përfshirë Slavko Simiqin e Listës Serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos