Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Haxhiut si kryeparlamentare

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2026, 17:18 | Kosova

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i

Ka nisur sot në orën 17:00 seanca konstituive e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, raporton A2CNN. 

Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP.

Albin Kurti pritet të jetë i propozuari nga Vetëvendosja për kryeministër, ndërsa Albulena Haxhiu për kryetare të Parlamentit.

Po sot pritet të formohet një komision i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhe të kryhet betimi i ligjvënësve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha para mediave se “po synojnë konstituim të suksesshëm të legjislaturës së dhjetë dhe formim të qeverisë së re”.

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka bërë të ditur se në seancën e parë të punës së Kuvendit të Kosovës do të kërkojnë që të miratohet edhe një rezolutë për procesin në Gjykatë Speciale.

Rezoluta u prezantua pak para seancës konstituive të Kuvendit dhe gjatë ditës kur në Hagë u dha fjala e mbrojtjes së Hashim Thaçit, që po akuzohet për krime lufte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos