Abdixhiku shpalos sot planin 15 pikësh të LDK-së për qeverinë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 08:28 | Politikë

Abdixhiku shpalos sot planin 15 pikësh të LDK-së për

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta shpalosë sot planin 15 pikësh për qeverinë gjithëpërfshirëse.

Në komunikatë, LDK ka njoftuar se kreu i partisë do ta shpalosë agjendën 15-pikëshe në një konferencë për media të enjten nga ora 11:00, ku kryetari Abdixhiku shpalosë agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se ky plan është përmbajtja e vetme për dalje nga ngërçi i krijuar.

Sipas Abdixhikut, ky është “një dokument që jep drejtim, kthjelltësi dhe qëllim vet unitetit; deri në zgjedhje të reja parlamentare”.

E propozova sepse shteti është bllokuar. Sepse nuk ka Kuvend funksional. Sepse nuk ka Qeveri funksionale. Sepse nuk ka përfaqësim legjitim. Sepse, mbi të gjitha, nuk ka asgjë tjetër të sinqertë që po ndodhë në prapaskenë, që na dërgon drejt një përafrimi e një zgjidhje – çfarëdo qoftë ajo”, kishte shkruar Abdixhiku.

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare, vendi gjendet në një krizë politike me moskonstituimin e Kuvendit, për shkak se kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetare të parlamentit, Albulena Haxhiu, s’po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për këtë pozitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos