Vijon kriza në Kosovë, deputetët dështojnë për herë të 30-të të konstituojnë Kuvendin

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 18:31 | Politikë

Kosova nuk po mundet të dalë nga kriza politike. Për të 30 herë ka dështuar përpjekja për konstituimin e kuvendit.  Sikur edhe në vazhdimet e kaluara të seancës konstituive - e cila nisi më 15 prill – deputetët u mblodhën shkurtimisht të mërkurën dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se LDK nuk do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Krasniqi vuri në dukje se Albin Kurti po bën thjesht show.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se qëllimi bllokadës është që të mos formohet Qeveria Kurti 3. Ai tha se deputetët e opozitës së deritanishme po vijnë në Kuvend dhe nuk po votojnë fare. 

Nga ana e saj, Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh urgjencë konstituimin e Kuvendit. Sipas saj, qëllimi final i kësaj partie është që të mos e lëshojë ekzekutivin. Lushaku-Sadriu pas dështimit për herë të tridhjetë të konstituimit të Kuvendit tha se qeveria gjithëpërfshirëse do ta nxirrte vendin nga ngërçi politik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos