“Duhet të mbrojmë interesat për Kosovën”, Gjuriç i justifikohet Moskës: Ja pse shkoi Vuçiç në Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
11 Qershor 2025, 21:11 | Politikë

Qëllimi i vizitës së Vuçiç në Ukrainë është të përmirësojë pozicionin e Serbisë në sytë e bashkësisë politike europiane.

Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç është kujdesur të justifikojë para Moskës lëvizjen e shefit të tij, Aleksandër Vuçiç. Ai kujtoi se Serbia do të përfitonte nga anëtarësimi në BE në disa fronte, por se duhet të mbronte edhe interesat kur bëhet fjalë për Kosovën dhe marrëdhënie të tjera në bashkësinë ndërkombëtare. 

“Të hapim dyer të reja për Serbinë, të sigurojmë fluksin e investimeve të reja, të sigurohemi që interesat e Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe tema të tjera, të dëgjohen dhe të respektohen më mirë. Kjo nuk varet vetëm nga ne”, tha Gjuriç.

Gjuriç theksoi se Serbia duhet t’i bashkohet BE-së si anëtare e plotë, teksa theksoi se Beogradi nuk po humbet kohë, por po lufton për interesat e veta në Kosovë dhe po ndërton miqësi të reja. 

Mediat në Serbi i kanë bërë jehonë faktit që Kosova nuk ka qenë e pranishme në samitin Ukrainë-Europë Juglindore, duke e trumbetuar këtë si sukses diplomatik të Serbisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos