Kujdes me asociacionin! Hoti: Po shkohet drejt fundit, por kurrsesi të mos cenohet funksionaliteti i shtetit

Nga Tomorr Avdia
2 Maj 2024, 20:55 | Politikë

Çështja e asociacionit ka 10 vite që sillet rrotull dhe mesa duket ndërkombëtarët kanë gjetur një kleçkë juridike që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për ta mbyllur njëherë e mirë debatin a shkel apo jo ligjin themeltar të shtetit.

Por frika më e madhe është se duhet patur shumë kujdes se cili format do të kalojë në Kushtetuese, pasi nuk duhet as direkt dhe as indirekt të cenohet funksionaliteti i shtetit të Kosovës. Kjo është edhe çështja që frenon qeverinë që ta dërgojë në Kushtetuese, edhe pse ky hap po bëhet gradualisht një kusht për anëtarësimin në KiE.

Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare Afrim Hoti, nga ana tjetër asnjë vendim apo deklaratë e Serbisë nuk është surprizë tashmë, pasi nuk po mbahen më të fshehta raportet e saj me Kinën dhe Rusinë në sy të Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos