Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka publikuar një reagim për media duke thënë se Franca mbështet ndërmjetësimin evropian që synon normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Siç thuhet në reagim, Franca kërkon që negociatorët dhe ekipet e tyre të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të sigurt brenda dy vendeve, duke shtuar se shpresojnë që Igor Popoviç si zëvendës i Petar Petkoviqit të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Franca përsërit mbështetjen e saj për ndërmjetësimin evropian në favor të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo kërkon që negociatorët dhe ekipet e tyre të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të sigurt brenda të dy vendeve. Franca shpreson që zëvendësnegociatori serb, z. Igor Popovic, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur. Franca u bën thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë rifillimin e dialogut. Ajo mirëpret përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në këtë drejtim”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Francës. (A2 Televizion)