Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar.
Sipas tij, mungesa e transparencës në diskutimet mes Kurtit dhe Limajt është “shenjë që diçka nuk është në rregull”.
Kështu u shpreh Krasniqi pas ndërprerjes së seancës, ku tha se nuk beson që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar, shkruan A2.
“A e keni parë ju ndokund që është kandidat? E para, unë nuk besoj kurrë që do të jetë kandidat, sepse një gjë të tillë ia kam thënë edhe atij personalisht, nuk e emëron, nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë. Kështu që për këtë temë besoj që s’kemi me pas as arsye me e diskutu, përveç në mënyrë hipotetike... Mungesa e transparencës nga të dyja palët është pak një shenjë që diçka nuk është në rregull, besoj që ka të bëjë me apetitet pushtetore sepse nuk ma merr mendja që janë duke negociuar programin qeverisës me fol se sa duhet të rriten pagat ose se sa duhet të rriten pensionet. Ka të bëjë me pozicionime dhe me ndarje të pushtetit”, tha ai. (A2 Televizion)