Përfaqësuesit e trupit diplomatik në Kosovë, do të marrin pjesë në seancën e së premtes e cila është edhe mundësia e fundit për të konstituuar parlamentin para se të skadojë afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ambasada Gjermane njoftoi se Ambasadori Jorn Rode do të marrë pjesë në seancën e nesërme së bashku me ambasadorë të tjerë.
“Duke pasur parasysh që nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ambasadori Rode, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, tha Ambasada Gjermane.
Seanca është planifikuar për në orën 11:00 dhe afati për konstituimin e parlamentit i caktuar nga Gjykata Kushtetuese skadon të shtunën, më 26 korrik. (A2 Televizion)