Ambasada e SHBA-së në Prishtinë u ka kërkuar udhëheqësve politikë të respektojnë afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit, duke vënë në dukje se afati 30-ditor i Gjykatës Kushtetuese po afron.
“Vërejmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës rekomandoi konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit të saj dhe se kjo datë po afron. Në një përgjigje që kjo ambasade i kthen medias Front Online, sipas kësaj medie, deklarata thotë se: “Është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
SHBA-të përsëritën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me qeverinë e ardhshme.
“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur prej kohësh zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, tha ambasada në një përgjigje për mediat në Kosovë.
Lajmi i reagimit të ambasadës amerikane mbetet vetëm një reagim sipas kësaj media vetëm për ta edhe pse asnjë media tjetër në Kosovë nuk e ka përtypur si lajm. (A2 Televizion)