Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë këtë javë, as me takimin e Kurtit me Limajn për ato tre vota që do ta shpëtonin Kuvendin, dhe as me përfundimin e afatit kushtetues të vendosur nga Gjykata, që skadon të shtunën.
Edhe pse thirri një konferencë urgjente për shtyp sot, kryeministri Kurti, ndryshe nga pritshmëritë, nuk dha asnjë sinjal për ndonjë zgjidhje të minutës së fundit për ngërçin institucional, shkruan A2 CNN.
Mesa duket, asgjë nuk është e qartë në politikën e Kosovës. E njëjta situatë mbizotëron edhe brenda Vetëvendosjes, ku në një intervistë ekskluzive për mikrofonin e Ditarit tonë me gazetarin Ideal Gola, deputetja Arbëresha Kryeziu deklaron hapur se ekziston një bllokadë e organizuar nga opozita, me qëllim të vetëm: të dëmtojë qeverinë dhe të mos lejojë krijimin e qeverisë së re, sipas ligjit. (A2 Televizion)