Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrinat e fshatit Shetel në Shijak.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, zjarri ka rënë në shkurre e bimësi të ulët, ndërsa i favorizuar edhe nga era po përhapet drejt fshatit Kënetë.
Përveç shkurreve flakët po shkrumbojnë edhe ullinj e pemëtari në zonë, ndërsa terreni ia ka vështirësuar ndërhyrjen zjarrfikëseve. (A2 Televizion)