Zjarret në Devoll, prefekti i Korçës: Po angazhohen edhe banorët t'i shuajmë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 23:37 | Kronikë

Zjarret në Devoll, prefekti i Korçës: Po angazhohen edhe

Zjarret në zonën e fshatit Vërnik në bashkinë Devoll vijojnë të jenë aktive, megjithëse intensiteti i tyre është ulur falë temperaturave më të freskëta dhe ndërhyrjeve të strukturave vendore. Prefekti i Korçës, Nertil Jole, së bashku me nënprefektin e Devollit, kanë zhvilluar një takim me banorët e zonës mbrëmjen e sotme për të ndjekur nga afër situatën.

Sipas Jolës, aktualisht në dy prej vatrave po punohet ende për fikjen e zjarrit nga forcat vendore dhe banorët. Në total, gjatë dy ditëve të fundit janë angazhuar rreth 150 efektivë dhe 11 mjete, ndërsa përpjekjet do të rifillojnë sërish nesër në orët e para të mëngjesit, shkruan A2 CNN.

“Rreziku pranë pikës kufitare është shmangur. Zjarri në kodrën pranë rrugës nuk përbën më rrezik të lartë, pasi bimësia aty është e ulët”, tha Jole. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos