Tare bind anglezët, gati të blindojë krahun e majtë të mbrojtjes së Milanit

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 23:06 | Futboll

Tare bind anglezët, gati të blindojë krahun e majtë të

Milani është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë Pervis Estupiñán nga Brighton. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë zhvilluar kontakte intensive me klubin anglez dhe marrëveshja pritet të mbyllet për një shumë totale prej rreth 20 milionë eurosh (15 milionë fikse dhe bonuse). Me futbollistin dhe përfaqësuesit e tij, marrëveshja është arritur prej kohësh, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, për krahun e djathtë të mbrojtjes situata është më e ndërlikuar. Pista për Marc Pubill të Almerías po ftohet, pasi Wolverhampton është gati të paguajë 20 milionë euro për të. Po ashtu, edhe negociatat për Guela Doué të Strasburgut janë bllokuar, për shkak të kërkesave të larta të klubit francez (30 milionë euro), ndërsa oferta e Milanit ka qenë 15 milionë.

Në këtë situatë, sipas “Tuttomercatoweb”, në skenë ka dalë një emër i ri: Jackson Tchatchoua i Hellas Veronës. Kamerunasi me origjinë belge ka tërhequr interes edhe nga Nottingham Forest, që ka bërë një ofertë fillestare prej 10 milionë eurosh, e refuzuar, dhe pritet të rikthehet me një tjetër prej 12 milionësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos