Asociacioni, kusht i ri për pranimin e Kosovës në KiE? Analistët dhe opozita: I padrejtë

Nga Ideal Gola
24 Prill 2024, 20:20 | Politikë

Biseda telefonike e presidentit francez Emmanuel Macron me kryeministrin Albin Kurti rikthehu shqetësimin se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të bëhet kusht për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në Kosovë një kush tjetër i tillë për opozitën dhe njohësit e procesit shihet si i papranueshëm dhe i padrejtë.

“Besoj që është e papranueshme sepse nuk ka qenë parakusht. Ka qenë demokracia, liritë e njeriut, të drejtat e pakicave, janë disa parakushte që ka ndodhur edhe falja e tokave të Manastirit të Deçanit gjë që s'ka qenë kusht, kemi menduar se këto janë të mjaftueshme për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe tash një parakusht tjetër është e padrejtë që i bëhet Kosovës”, tha Time Kadrija, Deputete e AAK.

Kur kanë mbetur më pak se një muaj nga votimi final në nivelin e ministrave të Këshillit të Evropës, Kosova është zotuar se do të respektojë të gjitha obligimet e saj nga dialogu me Serbinë pas anëtarësimit në këtë organizatë.

“Vendet e QUINT-it nëse eventualisht do të provonin të fusnin si parakusht formimin e Asociacionit, dërgimin e draftit në Gjykatë Kushtetuese mendoj se do të ishte një padrejtësi e radhës që i bëhet Kosovës e po ashtu rrugës për anëtarësim në Këshillin e Evropës megjithatë jam optimist se anëtarësimi do të ndodh”, shtoi Fidan Ukaj, politolog.

Formimi i Asociacionit ishte tentuar të futej me amendament të veçantë dhe gjatë votimit në Asamblenë Parlamentare, por nuk kishte kaluar. Ndërsa kushti i Macron vjen pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos