Autostrada Prishtinë-Mitrovicë, nënshkruhet marrëveshja për finalizimin e projektit

Nga A2 CNN
29 Korrik 2024, 20:05 | Politikë

Ministria e Financave dhe Infrastrukturës dhe Fondi Saudit për Zhvillim, kanë nënshkruar marrëveshjen 14 milionë euroshe për përmbylljen e projektit të Autostradës Prishtinë–Mitrovicë.

Kjo shumë do të financojë segmentin që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë, me një gjatësi prej 5 kilometrash.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me këtë marrëveshje përmbyllet edhe pjesa tjetër e financimit për këtë projekt.  

Kurse ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ky projekt është i rëndësishëm duke marrë parasysh vëllimin e trafikut.

Për rëndësinë e projektit foli edhe drejtori ekzekutiv në Fondin Sovran për Zhvillim, Sultan Almarshad.

"Ky është një bashkëpunim i vazhdueshëm mes Kosovës dhe Fondit Saudit. Marrëveshja që nënshkruhet sot është vazhdim i projektit qëështë financuar nga fondi në vitin 2013. Kjo zgjatje do ta zgjeroj rrugën në dy anët e Autostradës. Do të zvogëloj trafikun dhe do të zvogëloj aksidentet”, tha Almarshad.

Punime në këtë segment i ka parë nga afër ekipi i A2 CNN. Banorët në të dyja anët e autostradës, kishin dy kërkesa imediate, drejtuar qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos