Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.
“Presidentja Osmani theksoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia”, lexohet në njoftimin e publikuar nga presidenca e Kosovës.
Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.
Ndërsa komandanti i KFOR-it i përcolli presidentes, shpresën e tij për një zhbllokim të shpejtë të ngërç politik aktual, me qëllim që të rifillojë menjëherë trajtimin e sfidave më urgjente për rajonin. (A2 Televizion)