Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës: Stabiliteti dhe siguria, çështje kyçe!

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 16:33 | Politikë

Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës:

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot veriun e vendit.

Siç ka bërë të ditur ambasada amerikane, atje ajo u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policisë e Kosovës.

“Anu Prattipati pati një vizitë produktive në veri të Kosovës sot, ku u takua me udhëheqës të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, shkruan A2 CNN.

Ambasada amerikane thotë se Prattipati “ritheksoi qëndrimin e qeverisë së SHBA-së se stabiliteti dhe siguria janë kyçe”.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos