Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Nga Ideal Gola
19 Maj 2025, 11:07 | Politikë

Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për

Në Kosovë ka dështuar për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit. Në seancën e kësaj të hënë sërish nuk pati vendimmarrje për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë, të kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse pati një konsultim të kryesuesit të seancës Avni Dehari me përfaqësuesit e partive politike, prej kësaj nuk pati ndonjë rezultat konkret.

Ndërkohë, seanca e radhës ku deputetët do të përpiqen të konstituojnë Kuvendin do të zhvillohet më 21 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos