BE kritika Serbisë: Po shkel marrëveshjen për Kosovën

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 18:58 | Politikë

BE kritika Serbisë: Po shkel marrëveshjen për Kosovën

Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, në të cilën, mes tjerash, Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, raporton A2 CNN.

Kosova hasi edhe në një pengesë tjetër gjatë kësaj jave në Këshillin e Evropës, pasi kërkesa e saj për të qenë e ftuar speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, u hoq nga rendi i ditës. Serbia, përmes delegacionit të vet në këtë Komitet, por edhe përmes kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiç, u krenua për këtë arritje, duke e quajtur si fitore të madhe të Serbisë në mbrojtjen e interesave kombëtar, shkruan A2 CNN.

I pyetur për këtë, një zëdhënës i BE-së tha se Serbia qartazi po shkel detyrimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes saj dhe Kosovës më 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos