“Jo aleancës me Kurtin”, Haradinaj: Shumicën e ka opozita

Nga A2 CNN
7 Mars 2025, 11:30 | Politikë

“Jo aleancës me Kurtin”, Haradinaj: Shumicën e ka opozita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë. Ai ka deklaruar se qeverinë duhet ta formojë opozita, dhe se ka komunikim të vazhdueshëm për këtë qëllim.

Haradinaj theksoi se, sipas tij, shumicën e ka opozita dhe pas afateve kushtetuese, ajo mund të krijojë qeverinë. Ai ka theksuar se ende nuk ka avancim konkret, por ka gatishmëri për të ecur përpara.

Sa i përket bashkëpunimit me LVV, Haradinaj theksoi se qëndrimi i AAK-së është krijimi i një qeverie nga opozita, duke përjashtuar një koalicion me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Besoj që veç shihet se shumicën e ka opozita, kuptohet pas afateve kushtetuese opozita mund ta krijojë qeverinë. Besoj kjo është ajo që na takon neve si opozitarë, që të bashkohemi dhe të krijojmë qeverinë nga opozita. Ka komunikim të ndërsjellë me opozitën, nuk ka ndonjë avancim konkret për shkak se janë edhe afatet kushtetuese por besoj ka gatishmëri që të ecim”, ka deklaruar Haradinaj.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 5 marsit tregojnë se LVV është e para, pasuar nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos