Bllokada në Kuvend, Rohde i shkon Osmanit në zyrë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 18:54 | Politikë

Bllokada në Kuvend, Rohde i shkon Osmanit në zyrë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin’’, ka njoftuar Presidenca.

Tutje, bëhet e ditur po ashtu edhe se në takim Osmani e Rohde kanë folur edhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani,

‘‘Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë’’, shtohet në njoftim.

Në fund, presidentja ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

"Presidentja Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve’’, përfundohet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos