Seanca e konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, do të mbahet të martën më 15 prill, në ora 10:00.
Me këtë rast, pritet të betohen 120 deputetët e rinj si dhe të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e rinj. Gjatë takimit të sotëm të kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca me përfaqësuesit e subjekteve politike u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare.
Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës. Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe. (A2 Televizion)