
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, e cila tha se Balje nga komuniteti boshnjak tashmë është pjesë e grupit të tyre parlamentar.
Me bashkimin e Duda Balje, AAK fiton mundësinë për të formuar grupin parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, AAK ishte në koalicon parazgjedhor me Nismën.
Kuvendi i Kosovës është konstituar më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme kur u mbajtën më 9 shkurt. Kosovapress (A2 Televizion)
