Dështimi i konstituimit të Kuvendit të ri, Kurti akuzon partitë e opozitës për sulm ndaj Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 14:11 | Politikë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brendainstitucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit në Parlamentin e Kosovës.

“Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkroi Kurti në Facebook.

Deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër raportit, ndërkohë Lista Serbe abstenoi, shkruan A2 CNN.

Përfaqësuesit e opozitës vunë në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos