Dështoi edhe Gërvalla, Krasniqi: Do të votojmë për dikë që s’ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Kurtit

Nga A2 CNN
20 Gusht 2025, 12:15 | Politikë

Dështoi edhe Gërvalla, Krasniqi: Do të votojmë për

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosjes duhet të propozojë një kandidat që mund t’i merr votat për kryeparlamentar të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Krasniqi tha se PDK-ja mori pjesë në seancë me të gjithë deputetët e saj, pa asnjë mungesë, me shpresën se VV do të sillte një propozim serioz, një kandidat apo kandidate që do të kishte potencialin të merrte votat e nevojshme për të avancuar me konstituimin e institucioneve.

“Ne erdhëm më shpresën sot se Lëvizja Vetëvendosje do të prezantojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat apo kandidate që do të merrte votat, në mënyrë që të ecim tutje në konstituimin e institucioneve… Megjithatë, ata dolën më dy propozime ndryshe nga herët e kaluara që kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike, apo bazuar në çfarë dispozite kushtetuese apo Rregullores së Kuvendit, zotëri Dehari e mbylli seancën…Ne sot kemi ardhur të gjithë deputetët e PDK-së, pa asnjë mungesë me shpresën dhe gatishmërinë për ta përfunduar bllokadën që e ka imponuar Vetëvendosja”, tha Krasniqi.

Krasniqi ri-përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. “Ne do të votojmë një kandidat apo kandidate të pranueshme nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit…Nuk i dalloj ministrat e qeverisë Kurti janë bashkërisht kush më shumë e kush më pak përgjegjës për degradimin dhe dëmitimin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës këto katër vite e gjysmë”, tha Krasniqi.

Sot dështoi seanca konstituive, pasi të propozuarat për kryeparlamentare nga LVV-ja, deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla nuk morën votat e mjaftueshme./KosovaPress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos